Të enjten, BDl tubim në qendër të Tetovës

Ditën e enjte BDI do të mbaj tubimin kryesor në Tetovë ku do të kërkoj mbështetjen e qytetarëve për kandidatet Teuta Arifi.

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti së bashku me të gjitha strukturën partiake do të mbaj tubim në sheshin Iliria në Tetovë me fillim në ora 18:00 ditën e enjte, 28 Tetor 2021.
Nën motën “Bashkë për Tetovën Europiane, kthim prapa ska”, Teuta Arifi kërkon besimin për mandatin e tretë qeverisë në qytetin më të madh të shqiptarëve të Maqedonisë.

Në garën e të dielës, Teuta Arifi përballet me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, se kush do të marrë drejtimin e qytetit.