Të drejtat e komuniteteve në Kosovë, më shumë në letër, më pakë në praktikë

Pavarësisht se në Kushtetutën e Kosovës komunitetet ekzistuese kanë të drejtat e tyre, ata akoma kanë probleme tëjet të mëdha që ua vështirësojnë jetesën.
Problemet që ata kanë, janë të natyrave të ndryshme; ekonomia, shkollimi e mbi të gjitha paragjykimet.
Për të mësuar më shumë rreth komuniteteve në Kosovë, biseduam me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elbert Krasniqi.

Gjatë bisedës me Elbert Krasniqin, nga partia Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), diskutuam për problemet dhe vështirësit që përballet komuniteti egjiptian.
Sipas pikëpamjeve të Krasniqit, “Paragjykimet ndaj komunitet egjipitian janë në mesin tonë dhe nuk ka njësi që mund të matet por janë mjaftushëm. Paragjykimet janë jo vetëm ndaj komuniteteve, por në pergjithësi shoqëria kosovare ka paragjykime për diverzitetet sepse nuk shihen si pasuri e përbashkët. Ka paragjykime dhe shprehin nivel mjaftë shqetësues”, u shpreh Krasnqi.

Për të ardhur deri ne pozitën e deputetit edhe vetë Krasniqi ishte paragjykuar, por ai nuk kishte ndonje momente për të specifikuar.
“Për te ardhur në pozitën si deputet, kam kaluar në faza të ndryshme dhe sigurisht që kishte paragjykime. Kishte paragjykime të nivelit etnik mes tjerash, por si karakter jam më luftëtarë dhe nuk kam besuar që dikush ka të drejtë që të mohojë nje ide timen ose hapësirë qe une të mos levizë vetëm për shkak të paragjykimeve”, deklaroi Krasniqi.

Sa i përket shkollimit, Kransiqi tha se nuk është e vështirë të shkollohesh në Kosovë pasi gjuha e tyre amtare është gjuha shqipe dhe kështu të gjitha predispozitat janë që shkollimi të jetë i lehtë. Por vështersitë e tjera, pasi një pjesë shumë e madhe e komuniteteve kanë gjendje të rëndë ekomomike dhe kjo ua vështirëson edukimin, por në aspektin praktik është e lehtë.
Gjithashtu ka numër të vazhdueshëm të braktisjes së mësimit, por jo sepse ua pamundëson dikush shkollimin por përshkak kushteve ekonomike dhe për parandalimin e kësaj Krasniqi po mundohet te gjejë nje zgjidhje.

Komunitetet në përgjithësi, ndonjëherë hasin probleme edhe në shëndetësi.
“Ka raste kur përkatësia etnike i bënë me pak të rëndësishëm si pacientë, paragjykohen përshkak të ngjyrës, varfërisë por jo që ka ndonjë racizëm ose paragjykim të nivelit të lartë”, deklaroi deputeti.
Sa i përket hapësirës që ata kanë ne media, Krasniqi tha se “Gazetarë të komunitetit ka tash, kishte në të kaluarën dhe do të ketë në të ardhme dhe ka gazetarë të komunitetit që kanë dhënë kontribut edhe gjatë luftës, ku personi që ka lexuar emrat e personave të zhdukur ishte nga komuniteti egjiptian.

Komunitetet në Kosovë kanë të drejta të garantuara dhe ligjet janë ne nivel shumë të mirë të demokracisë, por sipas Krasniqit, implementimi i tyre ndryshon nga ajo se çfarë është e deklaruar dhe është në nivel të pakënaqshëm.
Se në cilat pika do të fokusohet si deputet i Kuvendit të Kosovë, Krasniqi tha se pjesa dërmuese e punës së tij do të fokusohet në interesa të komuniteteve.
“Trajtimi i barabartë dhe gjithëpërfshirja nuk është në interes vetëm të komuniteteve por është në interes ë demokratizimit të shoqërisë. Unë kam ardhur në Kuvend me vend të rezervuar për komunitete dhe sigurisht që pjesa dërmuese e punës sime do të fokusohet në interesa të komuniteteve por une nuk mund t’i mbyllë sytë dhe të kufizoj lëvizjen time që të jap kontribut për shoqërinë” u shpreh Elbert Krasniqi.

Intervistoi: Rufije Loku