Këtë të diel, më 31 tetor, në orën 04:00 akrepat lëvizin një orë pas, për shkak të ndryshimit nga ora verore në orën dimërore.
Pra, në orën 04:00 treguesit e akrepave do të tregojnë orën 03:00.
Ndryshimi i orës ishte paraparë të hiqej në vitin 2021, sipas një vendimi nga Parlamenti Evropian, mirëpo kjo nuk ka ndodhur.
Sipas Projekt-ligjit të miratuar nga anëtarët e Parlamentit Evropian, ishte paraparë që ata që preferojnë të mbajnë orën dimërore duhet të bëjnë ndryshimin e tyre përfundimtar të dielën e fundit të tetorit 2021.