Të dhënat e infeksionit, pesimizëm për heqje të shpejtë të bllokimeve

Vetëm rreth 6 përqind e popullsisë franceze do të jenë infektuar me koronavirus kur bllokimet kombëtare të lehtësohen muajin tjetër, përfundon një raport shkencor vendas. Ai nënvizon shkallën e sfidës për vendet që po shqyrtojnë mënyrat se si të dalin nga regjimet e izolimit në një kohë që duhet të parandalojnë një valë të dytë infeksionesh.

Me më shumë se 20,000 vdekje të konfirmuara nga Covid-19 në spitale dhe shtëpitë e të moshuarve, Franca është një nga vendet më të prekura në botë.