Të dhënat e fundit për Covid-19! Numri i të infektuarve shqetësues

Më shumë se 60 raste të reja me Kovid19 janë regjistruar në 24 rët e fundit në Maqedoni, ndërsa një pacientë ka vdekur, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Nga ISHP informojnë se nga rastet e reja të diagnostifikuara me Kovid19, pjesa më e madhe janë nga Shkupi.

Më shumë informacione për gjendjen me Covid19 në vend pritet të shpalos ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në presskonferencën e orës 15.