Në Klinikën për Gjendje Infektive dhe Febrile në Shkup, kanë ndëruar jetë 4 pacientë me koronavirus: një pacient nga Kumanova (52 vjeç), një pacient nga fshati Labunishtë e Strugës (65 vjeç), një pacient nga fshati Çellopek – Tetovë (62 vjeç) dhe një pacient nga Shtipi (81 vjeç). Një tjetër pacient është konfirmuar se ka ndëruar jetë në moshën 53 vjeçare në shtëpinë e tij në Kumanovë.
Në 24 orët e fundit janë raportuar -regjistruar 29 raste të reja të koronavirusit. Sipas qyteteve: Shkup- 15, Kumanovë-7, Prilep – 1, Strugë- 3 dhe Koçan – 3.
Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë është 599 persona. Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e Covid -19 janë regjistruar në:
Shkup – 254
Kumanovë – 128
Dibër – 49
Shtip 20
Prilep -34
Tetovë – 29
Strugë – 28
Veles- 10
Manastir –6
Ohër –3
Kavadarci – 2
Gostivar – 4
Gjevgjeli – 4
Strumicë – 2
Kriva Palankë-3
Radovish -4
Krushevë-2
Koçani- 17
Në 24 orët e fundit janë kryer 386 teste.