Të dhënat e fundit, ja sa të infektuar dhe të shëruar nga koronavirusi ka në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon trendi i njejtë i infektimeve, ku nuk ka ulje të theksuar.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23 persona të infektuar me koronavirus, por nga 702 teste të realizuara. Kjo është një shifër më e lartë e testimeve në krahasim me ditët e kaluara.

Por një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë pacient të sëmurë që ka ndërruar jetë. Ndërkohë që 9 pacientë janë shëruar.

Shkupi vazhdon që të jetë qyteti me numrin më të lartë të të infektuarëve, edhe ate 12 gjatë 24 orëve të fundit. Më pas vijojnë Tetova me 4 raste, Kumanova me 4, Prilepi 2 dhe Negotina 1.

Në bilancin e të infektuarve nga Kumanova janë përfshirë edhe personat e infektuar nga komuna e Likovës.