Të dhënat e fundit, ja sa të infektuar dhe të shëruar nga koronavirusi ka në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 50 pacientë të shëruar.

– Shkup 16
– Kumanovë 10
– Prilep 6
– Tetovë 15
– Veles 1
– Kriva Palankë1
– Valandovë 1

Gjatë 24 orëve të fundit , janë kryer 533 teste dhe 22 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: Shkup-8, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-3, Strugë-1, Veles-4, Sveti Nikole- 1 dhe Gostivar-1. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 22.255 teste për COVID-19.

Prej numrit të përgjithshëm të testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 203 teste janë teste skrining në kopshte në Veles dhe Shkup dhe të gjitha janë negative. Nga 908 testet e bëra deri më tani për punonjësit në kopshtet në Manastir, Shkup dhe Veles, është konfirmuar vetëm një rast pozitiv i COVID -19 në Manastir.

Në spitalin “ 8 Shtatori “ ndërroi jetë një pacient nga Shkupi (78 vjeçar) i pranuar me 7 maj dhe një pacient nga Tetova (77 vjeçar) ndërroi jetë , i pranuar në trajtim spitalor me 14 maj.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1839, numri i pacientëve të shëruar është 1351, numri atyre që humbën jetën është 106 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 382.