Të dhënat e fundit, ja sa të infektuar dhe të shëruar nga koronavirusi ka në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 349 testeve të realizuara në vendin tonë, 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 të shëruar nga Covid-19.

Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 723 persona prej të cilëve 1 235 janë kuruar, kurse 95 kanë humbur betejën me virusin.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej 20 000 testeime për Covid-19.