Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 16 pacientë të shëruar.
– Shkup 7
– Kumanovë 6
– Prilep 2
– Veles 1
Në 24 orët e fundit janë realizuar 460 teste dhe 17 raste të reja të COVID-19 janë konfirmuar në: Shkup-3, Kumanovë-2, Prilep-3, Tetovë-6, Veles-2, Manastir-1. Deri më tani, janë kryer gjithsej 20.548 teste për COVID-19 në vend.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një pacient nga Shkupi (89 vjeçar), i hospitalizuar me 4 maj. Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi një pacient nga Velesi (72 vjeçar), i cili vdiq më 13 maj në Spitalin “8 Shtatori”, i cili ishte hospitalizuar me 15 Prill.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1740, numri i pacientëve të shëruar është 1251, numri i personave që kanë ndërruar jetë është 97 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 392.