Të dhënat e fundit, ja sa të infektuar dhe të shëruar ka në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Sot Instituti I Shëndetit Publik ka regjistruar 24 pacient të shëruar nga Kovid-19 dhe atë: Shkup-11, Kumanovë-10, Tetovë-1 dhe Veles-2 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 teste, ndërkohë që janë vërtetuar 20 raste të reja të Kovid-19 dhe atë në Shkup-12, Kumaniovë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1, Gostivar-1. Deri më tani në vend janë kryer 19096 teste të Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë arrin në 1642, numri i të shëruarve është 1136, të atyre që kanë nderuar jetë 91, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin në 415.