Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve sot në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1032 teste, ndërsa kanë rezultuar 115 raste të reja me Covid-19.

Rastet e reja janë në: Shkup-53, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-3, Prilep-6, Tetovë-8, Strugë-13, Veles-1, Ohër-8, Gostivar-5, Probistip-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-4, Resnjë-2.

Dy pacientë të moshës 50 dhe 70 vjeç vdiqën në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ndërsa pesë pacientë të moshës 56, 62, 64, 65 dhe 82 vjeç vdiqën në spitalin “8 Shtator”.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 7046, numri i pacientëve të shëruar është 3027, derisa numri i vdekjeve është 341.