Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve sot në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit prej 1296 testimeve të realizuara, 147 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 pacientë të rikuperuar.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Tre viktima janë nga Shkupi, dhe nga një viktimë kanë Kumanova, Shtipi dhe Berova. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6932 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2987 janë shëruar kurse 334 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3611 raste aktive me Covid-19.