Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve sot në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.074 testime dhe janë raportuar 163 raste të reja të COVID -19.

– Shkup 70
– Kumanovë 2
– Dibër 6
– Shtip 14
– Prilep 2
– Tetovë 25
– Strugë 4
– Veles 2
– Manastir 1
– Ohër 9
– Kavadarci 3
– Gostivar 11
– Strumicë 1
– Kriva Pallankë 2
– Koçani 3
– Sveti Nikoll 4
– Resnje 4

Në Spitalin “8 Shtatori”, ndërruan jetë tre pacientë një pacient nga Resnja (42 vjeç) i hospitalizuar në 13 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi (71 vjeç) i hospitalizuar në 15 qershor dhe një pacient (83 vjeç) i hospitalizuar në spital në 23 qershor.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 40 pacientë të shëruar .

– Shkup 6
– Kumanovë 1
– Shtip 16
– Prilep 1
– Tetovë 9
– Veles 2
– Manastir 1
– Gostivar 2
– Koçani 1
– Resnje 1

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 56.809 teste për COVID-19. Sot nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 5758, numri i pacientëve të shëruar është 2206, numri i atyre që humbën jetën është 268 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3284.