Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në RMV!


TË HËNËN MBLIDHET KOMISIONI PËR SËMUNDJE INFEKTIVE

Për vetëm katër ditë autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar 5.468 infektime të reja me COVID-19, kurse shifra e rasteve aktive I afrohen kufirit prej 10.000.

Të Martën u regjistruan 1.197, të Mërkurën 1.375, të enjten shifra rekord prej 1.375 të prekurve kurse të Premten edhe 1.171 raste të reja.

Numri I viktimave si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi, nga fillimi I epidemisë e deri të Premten është 8.012.

Kjo, sipas VMRO-DPMNE-së, është si rezultat I keqmenaxhimit të situatës me COVID-19 në vend.

VLATKO GJORÇEV – VMRO – DPMNE

“Maqedonia ka vdekshmërinë më të lartë në rajon. Me mijëra familje në Maqedoni kanë kaluar golgotën e sistemit katastrofik shëndetësor të Zaevit e Filipçes, ku nuk ka krevatë, nuk ka ilaçe, nuk ka oksigjen, nuk ka ndihmë të shpejtë. 8.000 të vdekur nga COVID-19, është kjo një shifër e tmerrshme për të gjithë ne”

Autoritetet e shëndetësisë thonë se është e qartë se varianti “Omicron” ka filluar të shpërndahet në vend shumë më herët para se të detektohet në Dhjetor të vitit të kaluar. Për këtë dëshmojnë shifrat që tregojnë se ky version I koronavirusit tashmë është dominues në infektimet e reja. Thuajse 60% të mostrave të sekuencuara pozitive të testeve PCR janë pikërisht nga lloji “omicron”.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka paralajmëruar se do të takohet të Hënën ku do të diskutohet për vendosjen e masave të reja restriktive dhe uljes eventuale të ditëve të izolimit nga 10 në 7, që të mos cënohet sektori privat dhe administrata në rast të rritjes enorme të të infektuarve, mundësi kjo që tashmë nuk përjashtohet.