Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Vendi ka regjistruar sot 161 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së​ 771 mostrave. Në Shkup janë regjistruar 90 raste të reja, Kumanovë-11, Shtip-2, Prilep-6, Tetovë-5, Veles-4, Kavadar-2, Gostivar-15, Strumicë-8, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçani-3, Probishtip -2, Berovë-6, Vallandovë-1, Delçevë-2, Kërçovë-2.

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima. Shtatë viktima janë nga nga Shkupi ( të moshës 56, 86, 71, 57, 41, 86 dhe 82 vjeçe), një viktimë nga Struga (67 vjeçe), një nga Tetova (85), Manastiri (68), Kavadari (56) dhe një nga Prilepi (63). Të gjithë viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 154 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 5550. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 23.788 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 846 pacientë kanë vdekur.