Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 778 testime ndërsa janë regjistruar 177 raste të reja me koronavirus, shkruan SHENJA. Rastet janë regjistruar 96 në Shkup, Tetovë-19, Koçani-10.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 107 pacientë të shëruar. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë pacientë.