Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit (06/07.10.2020) nga 1990 teste të kryera 317 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19. Shkup-182 Kumanovë-12 Dibër-3 Shtip-13 Prilep-5 Tetovë-8 Veles-7 Manastir-6 Ohër-1 Kavadar-4 Gostivar-11 Gjevgjeli-12 Strumicë-12 Kriva Pallankë-3 Radovisho-5 Koçan-18 Vallandov-3 Dellçevë-2 Sveti Nikollë-4 Kërçovë-4 Resnjë-1 dhe Negotinë-1.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 104 raste të të shëruarve dhe katër pacientë të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19.

Një pacientë nga Shkupi i moshës 59 vjeçe dy nga Gostivari njëri 71 dhe 76 vjeç dhe një nga Struga i moshës 65 vjeçe.