Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë sot raportoi për 6 pacientë të vdekur dhe 225 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1694 mostrave.
Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-96 Kumanovë-8, Shtip-7, Prilep-8, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-5, Manastir-8, Ohër-2 Kavadar-6 Gostivar-2 Gjevgjeli-1 Strumicë- 11, Kriva Pallankë-7 Radovish-1 Koçani-17 Pehçevë-1, Berovë-10 Valandovë-3, Vinicë-1, Delçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-6 Kërçovë-4.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 96 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 749.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 18,363 persona.
Prej tyre, 15,164 pacientë janë shëruar.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,450.