Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit (28/29.09.2020) janë kryer 1372 teste ndërkohë që janë regjistruar 112 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Shkup-46 Kumanovë-7 Prilep-2 Tetovë-1 Strugë-6

Veles-4 Manastir-7 Ohër-4 Gostivar-3 Strumicë-11 Radovish-3 Koçanë-4 Probishtip-1 Berovë-1 Vallandovë-1 Vinicë-1 Delçevë-1 Kratovë-1 Sveti Nikollë-4 Kërçovë-2 dhe Resnjë-1.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 159 pacientë të shëruar dhe 8 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19.