Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

48 raste të reja 61 të shëruar dhe 4 vik*timë është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. Më shumë të infektuar janë regjistruar në Shkup-20 Kumanovë-3 Dibër-1 Prilep-3 Tetovë-1 Strumicë-4 Koçani-9 Probishtip-1 Pehçevë-1 Vinicë-2 Dellçevë-1 Shën Nikollë-2. Gjatë 24 orëve janë testuar 387 pacientë.

Në kushte spitalore si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19 jetë kanë ndërruar 4 pacientë. Dy pacientë nga Shkupi (73 dhe 62 vjeç) një 69 vjeçar nga Kumanova dhe një 72 vjeçar nga Tetova.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me Covid-19 gjithsej janë diagnostikuar 17.674 persona prej të cilëve 14.642 janë shëruar kurse 729 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 2303 raste aktive me Covid-19.