Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë nga 1618 teste të kryera ka regjistruar 88 raste të reja të të infektuarve më Kovid-19. Shkup-45, Kumanovë-4, Shtip-1, Prilep-7, Tetovë-6, Strugë-3, Manastir-2, Ohër-3, Gostivar-1, Strumicë-7, Kriva Pallankë-2, Koçanë-3, Makedonski Brod-1, Vinicë-1 dhe Kërçovë-2.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 135 pacientë të shëruar dhe 5 viktima. Betejën me Kovid-19 e ka humbur një pacient nga Tetova i moshës 53 vjeçe, një 60 vjeçar nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 57 vjeçe, një pacient 60 vjeçar nga Struga dhe një tjetër 60 vjeçar nga Manastiri.