Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 464 teste dhe 37 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: Shkup 20 Kumanovë 3 Shtip 1 Tetovë 3 Strugë 2 Veles 1 Ohër 2 Gostivar 2 Kriva Palankë 1 Koçani 2.

Humbën jetën 4 pacientë, një pacient nga Vinica (57), dy pacientë nga Ohri (77 dhe 57) dhe një nga Struga (74). Tre prej tyre humbën jetën jashtë spitalit. Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 131 pacientë të shëruar. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 166.356 teste COVID -19. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 15827, numri i pacientëve të shëruar është 13315, numri i atyre që humbën jetën është 652 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1860.