Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.774 testime, ndërsa janë regjistruar 792 raste të reja me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 317 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë shënuar raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, por konform regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19, nga sistemi “Termini Im”, në kushte shtëpiake nga 14 deri më 18 Korrik, kanë ndërruar jetë dy persona.