Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.385 teste, ndërsa janë regjistruar 504 raste të reja me COVID-19. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 321 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në regjistrin “Termini im” janë konfirmuar dy viktima nga coronavirusi. Një nga Sveti Nikolla (75) dhe një nga Kumanova (72). Viktimat janë regjistruar me datë 16.06.2022 dhe 30.06.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 318.138, numri i të shëruarve është 306.309, numri i të vdekurve është 9.339, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.490.