Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 894 teste, ndërsa janë regjistruar 110 raste të reja me COVID-19. Nga atje thonë se janë regjistruar 42 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Nga MSH njoftojnë se nuk janë regjistruar viktima nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.160, numri i të shëruarve është 303.396, numri i të vdekurve është 9.322, ndërsa numri i rasteve aktive është 442./Telegrafi/