Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.674 testime për Covid prej të cilëve në Covid-19 kanë rezultuar 176 persona prej të cilëve 31 janë riinfektime.

Në 24 orët e fundit 275 persona janë regjistruar në regjistrin e të shëruarve nga Covid-19. Në përputhje me të dhënat e regjistrit të personave të vdekur dy persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Që nga paraqitja e virusit në vendin tonë janë bërë 2.038.551 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin topnë është 310.859, numri i pacientëve të shëruar është 301.035, numri i pacientëve të vdekur është 9.291, numri i rasteve aktive në vend është 533.