Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.669 teste, ndërsa janë regjistruar 149 raste të reja me Kovid-19, një i vdekur dhe 223 pacientë të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga 149 raste të reja të infektuara nga Shkupi janë 77, Manastiri 16, Prilepi dhe Kavadari nga 9, Dellçeva 6, Gostivari, Ohri dhe Resnja nga 4, Tetova dhe Kërçova nga 3, Kumanova, Strumica, Gjevgjelia dhe Negotina nga 2, Struga, Sveti Nikolla, Radovishi, Vallandova, Vinica dhe Demir Kapia – nga 1.
Nga numri total i pozitivëve (149), janë regjistruar 20 riinfeksione. I ndjeri është nga Shkupi (88 vjeç) i cili ndërroi jetë në spital.

Janë regjistruar 223 pacientë të shëruar nga: Shkupi 126, Manastiri 25, Prilepi dhe Ohri nga 16, Kavadari 9, Dellçeva dhe Kumanova nga 5, Krusheva 4, Resnja, Strumica dhe Struga nga 3, Vinica 2, Gostivari, Tetova, Gjevgjelia, Sveti Nikolla, Velesi dhe Kratova nga 1.

Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë KOVID-19 nga “Termi im”, po ashtu janë raportuar tre persona të vdekur nga: Shtipi (1), Kërçova (1) dhe Gjevgjelia (1), të moshës 73 deri në 81 vjeç. Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në periudhën prej 01.04.2022 deri më 02.04.2022. Nga personat e raportuar dy kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa një në spital.

Te të gjithë katër personat e ndjerë janë regjistruar komorbiditete.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.981.494 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 307.654, numri i të shëruarve është 297.059, numri i të vdekurve është 9.244, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.351.