Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar bilancin e fundit të rasteve me Kovid-19. Nga realizimi i 2.250 testeve, pozitivë kanë rezultuar 319 qytetarë. Për 24 orë janë regjistruar 288 të shëruar dhe 2 humbje jete.
Viktimat janë nga Shkupi të moshës 69 dhe 71-vjeçare. Raste aktive në vend janë 1.984.