Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.538 testime janë regjistruar 318 raste të reja me COVID-19.
Prej rasteve të reja 166 janë në Shkup, Manastir 24, Veles dhe Prilep 18, Kërçovë 14, Kumanovë 12, Kavadar dhe Ohër 10, Resnjë 9, Gostivar 6, Tetovë 5, Dibër 4, Gejvgjeli dhe Negotinë 3, Radovish, Kriva Pallanka, Bogdanci dhe Demir Kapi 2 dhe nga 1 në Shtip, Strumicë, Strugë, Vallandovë dhe Vinicë.
Nga gjithsej 318 raste të reja, 43 janë riinfektime.
Po ashtu janë regjistruar edhe 468 pacientë të shëruar dhe 13 të tjerë kanë humbur jetën.
Kujtojmë se në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 300.714 raste, ndërsa prej tyre 289.532 janë shëruar dhe 9.117 kanë humbur jetën. Momentalisht ka 2.065 raste aktive në Maqedoni.