Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.730 testime janë regjistruar 457 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 246 janë në Shkup, Veles 25, Manastir 24, Prilep 22, Tetovë, Kavadar dhe Resnjë 17, Kumanovë 15, Gostivar dhe Gjevgjeli 10, Shtip 7, Ohër dhe Sveti Nikole 6, Strumicë, Kërçovë, Negotinë dhe Kriva Pallanka 5, Koçani 3, Strugë, Probishtip, Kratovë dhe Demir Kapi 2 dhe nga 1 në Dibër, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Dojran.

Po ashtu janë shëruar 447 pacientë dhe 9 të tjerë kanë humbur jetën.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 298.195 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 285.907 janë shëruar dhe 9.036 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 3.252 raste aktive.