Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 476 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 2.781 testimeve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 524 të shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 9 viktima.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 8 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 16.02. deri 27.02.2022.
Raste aktive në vend janë 3.431.