Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit, prej 2.818 testimeve, kanë rezultuar 631 raste të reja pozitive me koronavirus. Prej numrit të përgjithshëm të infektimeve 102 janë riinfektime. Në periudhën e njëjtë kohore 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e kovid-19, ndërsa sipas regjistrit “Termini Im” në periudhën prej 15.02 deri 21.02.2022 janë regjistruar edhe katër të tjerë. Ndërkaq, në 24 orët e kaluara 910 të infektuar janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve ka arritur në 295.712, i të shëruarve në 281.582, të vdekurve në 8.968 ndërsa numri i rasteve aktive momentalisht rezulton në 5.162.