Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 1715 raste të reja me Covid-19 nga 4811 analiza të kryera, prej rasteve të reja u regjistruan 240 riinfektime. Në këtë periudhë janë regjistruar 2 057 pacientë të shëruar dhe 24 viktima.

Në Shkup ndërruan jetë shtatë pacientë (58, 70, 70, 74, 76, 81 dhe 87 v), dy nga Manastiri (77 dhe 81v), një nga Velesi (59v), Gjevgjelia (81v), Kavadari (64v), Kumanova (66v), Negotina (63v), Ohri (57v), Resnja (82v), Sveti NIkolla (73v), Struga (68v), Tetova (66v) dhe Shtipi (66v). Në sistemin Termini Im janë regjistruar edhe katër pacientë që kanë ndërruar jetë prej 26 janarit deri më 1 shkurt, një nga Strumica, Shtipi, Vallandova dhe Manastiri. Ministria sqaroi që nëntë viktima ishin plotësisht të vaksinuar.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.803.508 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 274.144, numri i të shëruarve është 251.688, numri i të vdekurve është 8.494 dhe numri i rasteve aktive është 13.962.
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/