Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 1543 raste të reja me Covid-19 nga 4667 analiza të kryera, prej rasteve të reja u regjistruan 220 riinfektime. Në këtë periudhë janë regjistruar 1 961 pacientë të shëruar dhe 26 viktima.

Në Shkup ndërruan jetë nëntë persona (63v, 72v, 72v, 73v, 74v, 78v, 79v, 85v dhe 90v), tre nga Prilepi (56v, 76v, 69v), dy nga Ohri (84 dhe 89v), një Manastiri (84v), Kërçova (74v), Kumanova (83v) dhe Resnja (63v). Në sistemin Termini Im janë regjistruar edhe tetë pacientë që kanë ndërruar jetë nga 4 janari deri më 29 janar: Shkupi (3), Probishtipi (1), Shtipi (1), Strumica (1), Dellçeva (1) dhe Gostivari (1).

Ministria sqaroi që 12 pacientë që kanë ndërruar jetë ishin komplet të vaksinuar.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.798.697 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 272.437, numri i të shëruarve është 249.631, numri i të vdekurve është 8.470 dhe numri i rasteve aktive është 14.336.
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/