Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Nga realizimi i 5.779 testimeve, 2.000 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut. Më shumë se gjysma e rasteve të reja, gjithsej 1096 janë vetëm në Shkup, i dyti është Manastiri me 123 raste të reja pozitive për 24 orë dhe i treti Kavadari. Qytetet tjera kanë raste pozitive në numër dyshifror.
Siç qëndron në raportin e Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar 806 të shëruar dhe 35 viktima.