Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 145 raste të reja ndërsa janë bërë 1772 testime.

Rastet janë regjistruar në Shkup-32, Kumanovë-15, Dibër-4, Shtip-8, Prilep-8, Tetovë-9, Strugë-4, Veles-2, Manastir-4, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-12, Gjevgjeli-1, Strumicë-5, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Probishtip-2, Pehçevë-5, Berovë-1, Vinicë-2, Dellçevë-8, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-6 dhe Negotivnë-1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 216 pacientë të shëruar, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.