Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit të vend u regjistruan 2071 raste të reja të infektimeve me Covid-19 nga 6 010 testime të kryera. Nga numri i rasteve të reja u regjistruan 275 riinfektime, ndërsa u shëruan 1 450 pacientë, ndërsa ndërruan jetë 11 pacientë.

Në Shkup ndërruan jetë katër pacientë (66, 70, 85 dhe 91v), dy nga Velesi (54 dhe 89v), një nga Gjevgjelia (59), Struga (86v) dhe Dellçeva (61v). Në bazë të sistemit Termini Im, u regjistruan dy pacientë nga Shkupi që kanë ndërruar jetë më 5 janar.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.733.866 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 252.947, numri i të shëruarve është 225.056, numri i të vdekurve është 8.177 dhe numri i rasteve aktive është 19.714.