Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.353 testime të kryera, janë regjistruar 2.051 raste të reja me COVID-19.
Nga gjithsej 2.051 raste të reja, 276 janë riinfektime. Po ashtu ka pasur edhe 747 pacientë të shëruar dhe 14 persona kanë humbur jetën prej të cilëve vetëm katër persona janë plotësisht të vaksinuar.
Deri tani në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 249.704 raste, ndërsa prej tyre 223.053 janë shëruar dhe 8.153 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.498.