Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 viktima dhe 280 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila ka thënë se janë kryer 3.929 testime. Gjithashtu sipas burimeve të Ministrisë, 137 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 156 pacientë të shëruar.
Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në raportin e sotëm janë shënuar edhe pesë viktima të regjistruara nga data 17.11-22.12.2021. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 223.211 raste, prej të cilëve 210.475 janë shëruar, kurse 7.904 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 4.832 raste aktive me Covid-19.