Brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 8 viktima nga virusi Korona bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilës po ashtu janë regjistruar edhe 5 të vdekur nga 26 nëntor deri më 16 dhjetor.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.543 teste të kryera janë regjistruar 335 raste të reja me virusin korona, prej të cilëve 179 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 515 pacientë të shëruar. Aktualisht vendi numëron 5.182 raste aktive me Covid-19.