Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.592 teste, ndërsa janë regjistruar 190 raste të reja me COVID-19.Në Shkup – 101, Prilep – 12, Manastiri – 10, Velesi dhe Strumicë nga 8, Kavadari, Kumanova dhe Ohri nga 7, Resnja – 6, Shtipi – 4, Gjevgjelia, Demir Hisari dhe Negotino – 3, Bogdanci, Dellçeva, Kërçova dhe Probishtipi nga 2, Dibra, Koçani dhe Kriva Pallanka nga 1.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 193 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në Shkup – 78, Kavadar – 20, Manastir – 18, Prilep – 14, Kumanovë – 12, Ohër – 10, Veles – 7, Dellçevë – 5, Shtip, Gjevgjeli dhe Kratovë nga 4, Struga, Negotinë, Probishtip dhe Makedonski Brod nga 2, Tetova, Gostivari, Kërçova, Resnja, Berova, Vinica, Bogdanci, Krusheva dhe Dojrani nga 1.
Sot janë konfirmuar 14 viktima nga coronavirusi. 3 persona të vdekur nga Shkupi (46, 58 dhe 89), 2 të vdekur nga Prilepi (73 dhe 80) dhe Ohri (59 dhe 88), nga një i vdekur nga Berova (53), Strumicë (65), Manastiri (80), Kavadari (80), Kumanova (83), Resnja (88) dhe Kërçova (91).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 221.285, numri i të shëruarve është 207.948, numri i të vdekurve ka arritur në 7.815, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.522.