Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.939 testime, kurse janë regjistruar 442 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 168, Manastir – 41, Prilep – 31, Kavadar – 24, Ohër – 15, Kumanovë, Veles, Shtip, Strumicë dhe Koçanë nga 13, Dellçevë – 11, Resnjë dhe Vallandovë nga 10, Demir Hisar – 9, Negotinë dhe Berovë nga 8, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Radovish nga 7, Tetovë – 3, Makedonska Kamenicë – 2, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Vinicë, Probishtip, Kratovë, Bogdancë, Makedonski Brod dhe Pehçevë nga 1 rast.

Regjistrohen 373 pacientë të shëruar. Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 5 pacientë.
2 nga Shkupi (57 dhe 78 vjeç) dhe nga një pacient nga Dellçeva (83), Koçanë (77) dhe Kriva Pallankë (84).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë paraqitur edhe 5 viktima tjera me datë të vdekjes nga 11 Nëtori deri më 22 Nëntor 2021. Bëhet fjalë për viktima nga Ohri, Dellçeva, Makedonska Kamenica, Tetova dhe Koçana, të moshës 65 – 86 vjeç.

Deri më tani, në vend janë bërë gjithsejt 1.456.023 testime kundër COVID-19.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 213.307, numri I të shëruarve është 197.493, kurse I viktimave – 7.474. Numri I rasteve aktive është 8.339.