Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 15 vdekje, u shëruan 236 pacientë, ndërsa u regjistruan 454 raste të reja nga 3 019 testime të kryera.
Në Shkup ndërruan jetë gjashtë persona (52, 53, 66, 77, 80 dhe 87v), dy nga Velesi (57v dhe 85v), një nga Koçani (62v), Manastiri (71v), Kumanova (73v), Strumica (73v), Kratova (77v) dhe Kavadari (79v). Ministria sqaroi që sot u regjistrua edhe një 76 vjeçar nga Shkupi që ka ndërruar jetë më 31 tetor.