Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.501 testime të realizuara 601 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 304 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq, 13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.