Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Sipasr raportit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 349 raste të reja të të infektuarëve me Kovid -19. Nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 208 pacientë të shëruar dhe 12 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin.