Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 413 raste të reja me COVID 19 nga 3 mijë teste të kryera. Janë shëruar 309 pacientë, ndërsa ndërruan jetë 9 persona. Vdekshmëria te personat e pa vaksinuar mbetet e lartë. Në periudhën nga 6 gushti deri në 14 tetor kanë ndërruar jetë 1,382 pacientë, prej të cilëve 83% nuk ishin të vaksinuar.

Sipas autoriteteve 17% e të vdekurve pas vaksinimit kishin edhe sëmundje të tjera kronike. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë kësaj periudhe dy mujore 79% e të shtruarve në spitale nuk kishin marr asnjë vaksinë anti kovid. Kjo kategori ishe më e ekspozuar edhe ndaj infektimeve të reja, përkatësisht 75% e diagnostikimeve pozitive për dy muaj doli të jenë të pa imunizuar.