Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë raportoi të hënën për 4 pacientë të vde*kur dhe 78 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 860 mostrave.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 40 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vd*ekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 568.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13,673 persona. Prej tyre, 10,150 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,995.