Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 525 raste të reja nga COVID-19 në vend. Ndërsa ISHP, njofton se humben jetë gjatë këtyre orëve edhe 18 viktima të tjera. Bëhet e ditur se numri i të shëruarve është 449. Janë kryer 3858 teste dhe indeksi i infektimit është 13.6. Në këtë listë, Kumanova dhe Tetova prijnë nga numri i viktimave për dallim nga Shkupi.