Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 526 raste të reja me korona virus, nga 3632 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, janë shënuar 14 vi*ktima nga Covid – 19 dhe 830 pacientë janë shëruar.

Në Shkup ndërruan jetë nëntë persona (83, 83, 77, 76, 74, 63, 57, 51 dhe 42), dy nga Kumanova (63 dhe 60v), një nga Velesi (75v), Kratova (42v) dhe Kërçova (42v). Ministria e Shëndetësisë sqaroi që edhe 14 pacientë tjerë që ndërruan jetë me Kovid-19 janë nga periudha prej 2 shtatorit deri 17 shtatorit, ashtu që katër ishin nga Shkupi, dy nga Strumica, një nga Berova, Koçani, Gostivari, Radovishi, Kumanova, Tetova, Ohri dhe Gjevgjelia. Mosha e tyre ishte nga 37 deri 92 vjet.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.265.512 testime për Covid – 19. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 188.635, numri i të shëruarve në 169.946, i viktimave në 6.539, ndërsa momentalisht ka 12.150 raste aktive.